Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues i Dubravës, i dyshuar për marrje ryshfeti

Pezullohet nga puna një zyrtar korrektues i Dubravës, i dyshuar për marrje ryshfeti

Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK) ka vendosur të pezullojë përkohësisht zyrtarin korrektues D. Q., i angazhuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Ky vendim është marrë pas iniciimit të një procedure disiplinore, për shkak të dyshimeve për shkelje të rëndë disiplinore. Masa do të mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër, sipas njoftimit të ShKK-së, që e raporton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Themelore në Pejë, konkretisht Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj D. Q., nën dyshimin se ka kryer veprën penale të “Marrjes së ryshfetit”.

<

Sipas njoftimit të Prokurorisë, D. Q., në cilësinë e personit zyrtar, dyshohet se gjatë periudhës qershor-gusht 2025, ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime monetare nga një person i privuar nga liria në tre raste të ndara.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement