Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pesë foshnje marrin emrin Neymar pas rikthimit të tij në Botëror

Pesë foshnje marrin emrin Neymar pas rikthimit të tij në Botëror

Rikthimi i Neymarit në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026 ka shkaktuar një entuziazëm të madh në vend. Kjo ka nxitur disa prindër të vendosin emrin e sulmuesit për fëmijët e tyre të porsalindur.

Sipas të dhënave të publikuara nga g1, në momentin e shpalljes së listës së Brazilit më 18 maj, janë regjistruar pesë foshnja me emrin “Neymar” në pesë qytete të ndryshme.

Gjatë vitit 2026, janë regjistruar gjithsej 25 fëmijë me këtë emër, ndërsa këto pesë raste përbëjnë rreth 20 për qind të totalit vjetor. Kjo reflekton ndikimin e menjëhershëm të rikthimit të tij në Kombëtare.

<

Megjithëse përdorimi i emrit Neymar ka pësuar reduktim në vitet e fundit, rikthimi i tij për Botërorin 2026 ka sjellë një valë të re emocioni mes tifozëve. Kjo tregon se ai vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të futbollit brazilian.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement