Shqipëria pritet të përjetojë sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona mund të arrijnë deri në 42 gradë Celsius.
Sipas meteorologes së A2 CNN, Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta se një ditë më parë, me një rritje prej rreth dy gradësh. Në zonat malore, temperaturat e mëngjesit shkojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka filluar ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit.
Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, të cilat do të shtrihen më pas në zonat qendrore e juglindore. Megjithatë, kjo situatë nuk pritet të ndikojë ndjeshëm në uljen e temperaturave.
Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradë, Kopliku do të tejkalojë 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë.



















You must be logged in to post a comment Login