Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë

Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është arrestuar së bashku me një person tjetër në lidhje me rrahjen e Edit.

Policia njoftoi se, pas hetimeve lidhur me një video të konfliktit të publikuar në rrjetet sociale, janë ndaluar J.M., 30 vjeç, që identifikohet si Jozefin Marku, dhe K.N., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e K.N., policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni. Po ashtu, është sekuestruar edhe një automjet “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur gjatë ngjarjes.

<

Sipas Policisë, Jozi dhe personat e tjerë dyshohen se kanë rrahur Eduart Kuçin, 26 vjeç, për shkak se ai kishte fyer një prej tyre.

Ndërkohë, dy persona të tjerë, A.H., 48 vjeç dhe K.V., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim. Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement