Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përplasjet për gazin amerikan, Hoti i përgjigjet VV-së: Pse frikësoheni nga qytetarët? 

Përplasjet për gazin amerikan, Hoti i përgjigjet VV-së: Pse frikësoheni nga qytetarët? 

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë një reagim të dytë brenda ditës lidhur me debatet rreth projektit amerikan të gazit. Ky reagim vjen pas thirrjes së tij të mëparshme për mobilizimin qytetar dhe protestat në lidhje me këtë çështje.

Reagimi i Hotit erdhi pasi deputeti i LVV-së, Ilir Kërçeli, kritikoi pozitat e tij. Kërçeli ka shkruar në Facebook se “duhet ta mbrojmë me protestë aleancën tonë me SHBA-të” dhe ka theksuar se ndihma për LDK-në është e nevojshme, duke sugjeruar se dikush tjetër është duke u kujdesur për aleancën me Shtetet e Bashkuara.

Në reagimin e tij të dytë, Hoti theksoi se përfaqësuesit e pushtetit nuk e morën parasysh reagimin e zyrtarëve amerikanë dhe të Odës Ekonomike Amerikane për projektin e gazit, por reaguan menjëherë sapo u përmendën qytetarët dhe protestat.

“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta. Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët? Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë,” u shpreh Hoti.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement