Deputetja nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, njoftoi se vazhdimi i seancës konstituive do të thirret vetëm kur të arrihet një marrëveshje politike.
Gërvalla u përball me ndërhyrjet e deputetëve të tjerë të opozitës, të cilët kërkonin që seanca të thirrej menjëherë. Ajo theksoi se: “Seanca do të thirret në momentin që kemi një marrëveshje.”
Në një ballafaqim me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, Gërvalla e pyeti atë për arsyet e mungesës së saj në takimet për marrëveshje politike. Deliu Kodra iu përgjigj duke i rikujtuar se ka detyrim kushtetues për të thirrur seancën konstituive.
“Pse nuk vjen në takim?” e pyeti Gërvalla. Ndërkohë, Deliu Kodra insistoi: “Nëse ke detyrim, atëherë thirre seancën.”
Pas këtyre shkëmbimeve, në sallë u dëgjuan thirrjet “Demokraci” dhe “UÇK”.



















You must be logged in to post a comment Login