Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën Librazhd-Elbasan, ku një kamion që po transportonte një automjet është përfshirë në incident.
Sipas informacioneve fillestare, kamioni kishte dalë për të marrë një veturë, e cila dyshohet se kishte pësuar një defekt të rëndë gjatë qarkullimit në këtë aks.
Gjatë transportimit, kamioni ka pësuar aksident, duke krijuar pengesa dhe rrezik për pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka raporte për persona të lënduar. Dëmet e shkaktuara, sipas të dhënave paraprake, janë vetëm materiale.
Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ende nuk janë sqaruar. Autoritetet pritet të kryejnë hetime për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.
Be the first to comment