Në Liqenin e Komanit është regjistruar një incident mes dy varkave që transportonin pushues dhe turistë.
Sipas burimeve, pas përplasjes, disa persona kanë pësuar lëndime, megjithatë informacione të para sugjerojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Të dëmtuarit po dërgohen drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Varkat ishin në itinerarin Koman – Lumi i Shalës, ndërsa rrethanat e kësaj përplasjeje ende mbeten të paqarta.
Në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.



















You must be logged in to post a comment Login