Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përplasen dy motoçikleta në Pejë, motoristët përfundojnë në spital

Përplasen dy motoçikleta në Pejë, motoristët përfundojnë në spital

Dy persona janë dërguar në spital për shkak të një aksidenti mes dy motoçikletave në Pejë.

Ngjarja ndodhi të dielën në mbrëmje në rrugën “Zahir Pajaziti”. Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.

Aktualisht, njësitet policore po kryejnë hetime për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement