Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përplasen dy mjete lundruese pranë Lumit të Shalës, lëndohen disa persona

Përplasen dy mjete lundruese pranë Lumit të Shalës, lëndohen disa persona

Një aksident ka ndodhur sot në zonën turistike të Komanit në Shqipëri. Dy mjete lundruese, të tipit skaf, janë përplasur në afërsi të Lumit të Shalës.

Sipas informacioneve fillestare, kjo përplasje ka shkaktuar lëndime për disa persona. Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Burimet kanë konfirmuar se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe strukturat përkatëse po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement