Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për përfshirje në një përleshje fizike.
Sipas njoftimit zyrtar, incidenti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:10 në Podujevë. Gjatë përleshjes, dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.
Policia ka konfiskuar një shufër druri dhe një shufër metali, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.
Me vendim të prokurorit, të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.



















You must be logged in to post a comment Login