Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Përkrah Jonida Maliqit në dasmën e Kidës/ Aliessio Alia thyhen heshtjen, ja e vërteta

Përkrah Jonida Maliqit në dasmën e Kidës/ Aliessio Alia thyhen heshtjen, ja e vërteta

Modeli Alessio Aliaj ishte i ftuar të mërkurën në emisionin “Në shtëpinë tonë” me Alban Musën, ku ndau me publikun disa nga momentet më të bukura të kësaj vere.

Për herë të fundit, Alessio ka tërhequr vëmendjen e mediave për fotot e tij gjatë dasmës së Kidës në Romë, ku iu bashkua këngëtares Jonida Maliqi. Në studio, ai diskutoi për marrëdhënien me të, duke iu përgjigjur me sportivitet kureshtjeve që ngjallin imazhet e tyre.

“Po, ne ishim në dasmë, sepse e kemi mikeshë Kidën. Jeta personale është më mirë të rrijë e tillë; kam kënaqësi t’i shijoj gjërat dhe po e shijoj. Gjërat rrjedhin vetë,” deklaroi ai.

Alessio gjithashtu ndau kujtime nga familja dhe fëmijërinë e tij në Tropojë. Ai e përshkroi atë periudhë si një nga më të bukurat e jetës së tij, duke theksuar natyrën, lojërat dhe ndryshimet që ndodhin me fëmijët e sotëm.

“Në kalonim orë të tëra jashtë, ndërsa sot fëmijët janë më të lidhur me teknologjinë, me iPad-et dhe telefonët,” tha ai me nostalgji.

Në një moment emocional, modeli ndau ndjenjat e tij për humbjen e të atit dhe dhimbjen që kjo e ka lënë. Ai foli sinqërisht për ndjenjat dhe përjetimet që kanë shoqëruar këtë kapitull të jetës së tij.

Boronicat, që e kujtojnë nga fëmijëria, zënë një vend të veçantë në rrëfimin e tij. Alessio tregoi se si ka mbledhur boronica që i vogël në Tropojë, dhe gjatë emisionit kishte rastin t’i shijonte sërish, duke rikthyer kujtime të ëmbla nga vendlindja.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement