Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përgjimet e politikanëve në Bosnjë, gazetari Tahiri: Dodiku s’e fsheh qëllimin për ndarjen e BeH-së (VIDEO)

Përgjimet e politikanëve në Bosnjë, gazetari Tahiri: Dodiku s’e fsheh qëllimin për ndarjen e BeH-së (VIDEO)

Gazetari i Klan Kosova, Besnik Tahiri, ka analizuar përgjimet e politikanëve në Bosnje e Hercegovinë, veçanërisht ato mes ish-Presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik, dhe Bakir Izetbegoviqit, ish-kryesues i Presidencës boshnjake.

Në emisionin “Kosova Today”, Tahiri theksoi se përgjimet e publikuara dëgjohet si ish-presidentët e BeH-së paralajmërojnë fundin e njëri-tjetrit.

“Me interes është shfaqja e përgjimeve mes Milorad Dodikut dhe Bakir Izetbegoviqit, ku ata ofendojnë njëri-tjetrin dhe paralajmërojnë fundin e vetes,” deklaroi ai.

<

Sipas Tahirit, Dodik nuk e fsheh qëllimin e tij për të destabilizuar dhe ndarë Bosnjën e Hercegovinën.

“Dodik shan dhe ofendon, duke e shprehur hapur qëllimin e tij, i cili është ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkimi i Banja Lukës me Serbinë,” tha ai.

Nga ana tjetër, Izetbegoviq është shprehur se Dodik duhet të arrestohet dhe se nuk duhet të ketë rol aktiv në politikën e vendit.

“Përgjimet kanë tronditur Ballkanin Perëndimor, duke shkaktuar frikë në Beograd për çdo episod tjetër të mundshëm të përgjimeve mes Dodikut dhe liderëve të tjerë serbë,” përfundoi Tahiri.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement