Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përfundon seanca në Apel ndaj Endrit Nikës, të dënuarit për vrasjen e argjentinases

Përfundon seanca në Apel ndaj Endrit Nikës, të dënuarit për vrasjen e argjentinases

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit për Endrit Nikën, i cili në shkurt të këtij viti ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 18 vjet burgim për vrasjen e të dashurës së tij, shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.

Rasti aktualisht po shqyrtohet në shkallën e dytë të gjyqësorit, ndërsa pritet një vendim nga Apeli në ditët në vijim.

Në anën tjetër, mbrojtja e Nikës, përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj pronarit të objektit dhe djalit të tij, të lidhur me hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Gashi pretendon se përgjegjësia nuk i takon klientit të tij.

Sipas avokatit, objekti ku ndodhi rasti ka funksionuar pa leje si hotel, duke u regjistruar fillimisht si objekt banesor.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement