Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Përfundon martesa shtatë vjeçare e aktores turke? Ja çka po ndodh mes tyre

Përfundon martesa shtatë vjeçare e aktores turke? Ja çka po ndodh mes tyre

Sipas raportimeve nga mediat e magazinës në Turqi, kriza mes aktores Deniz Baysal dhe muzikantit Barış Yurtçu, vokalist i grupit “Kolpa”, duket se ka filluar për shkak të ritmit të shpejtë të punës dhe angazhimeve të tyre profesionale.

Dyshimet filluan të shfaqen pas një periudhe në të cilën çifti, i martuar që nga viti 2019 dhe i njohur si një nga çiftet më shembullorë në Turqi, nuk u pa më shumë së bashku në publik apo rrjetet sociale. Mungesa e Barış në një ngjarje të rëndësishme, ku ishin të pranishëm familjarë dhe miq të afërt të aktores, i shtyu ndjekësit të besonin se ata mund të ishin ndarë.

Një postim përmes një videoje nga Barış, që përmbante një mesazh të koduar, ka ndezur më tej thashethemet. Në këtë video flitej për zhgënjimin në dashuri: “Herët a vonë, kushdo mund të përballet me faktin se nuk e duan, por të mendosh se të duan, kur realiteti është ndryshe, kjo është e tmerrshme.”

<

Ky mesazh u interpretua nga mediat dhe fansat si një thumbim të hapur ndaj aktores.

Për më tepër, mediat turke raportojnë se çifti ka pasur mendime të ndryshme për zgjerimin e familjes. Në intervistat e tyre të fundit, ata shprehën ndërlikime nëse dëshironin të kishin një fëmijë. Barış kishte shprehur dëshirën e tij të bëhej baba, por theksoi se vendimi i takonte Denizit, e cila kishte treguar se nuk ishte gati.

Megjithatë, deri tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga menaxhmenti apo vetë artistët rreth këtyre aludimeve për një ndarje të mundshme.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement