Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Përfshirja e të miturve në tubime zgjedhore, Supremja refuzon ankesën e LVV-së

Përfshirja e të miturve në tubime zgjedhore, Supremja refuzon ankesën e LVV-së

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) si të pabazuar, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ankesa ishte e lidhur me shqiptimin e një gjobe në shumën prej 6,000 euro për shkelje të Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, gjatë fushatës zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme, që u mbajtën më 7 qershor 2026.

PZAP kishte pranuar ankesat e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), të cilat lidhen me pjesëmarrjen e fëmijëve në dy tubime zgjedhore të LVV-së, të organizuara më 3 qershor 2026 në Podujevë dhe Lipjan. Pas bashkimit të procedurave, PZAP konstatoi se pjesëmarrja e të miturve në këto aktivitete përbënte shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024.

Në ankesën e saj, LVV pretendon se dispozita në fjalë nuk ndalon thjesht praninë e të miturve në aktivitete politike, por kërkon që ata të mos jenë të angazhuar aktivisht nga subjekti politik. LVV gjithashtu argumentoi se në këtë rast nuk ishte provuar angazhimi aktiv i fëmijëve.

Pas shqyrtimit të pretendimeve dhe provave, Gjykata Supreme e shpalli ankesën si të pabazuar. Ajo vlerësoi se PZAP kishte zbatuar korrekt rregullat e Rregullores Zgjedhore dhe theksoi se qëllimi i dispozitës është mbrojtja e të miturve nga përfshirja në aktivitete politike dhe zgjedhore. Gjykata theksoi se interpretimi i këtij neni duhet të respektojë parimin e interesit më të mirë të fëmijëve, siç parashikohet nga ligjet vendore dhe ndërkombëtare.

Gjykata Supreme gjithashtu vuri në dukje se përgjegjësia e subjektit politik nuk përjashtohet, përfshirë rastet kur të miturit ishin të shoqëruar nga prindërit apo kur kanë shprehur vetë dëshirën për të marrë pjesë.

Përveç kësaj, Gjykata vlerësoi se PZAP kishte marrë parasysh natyrën dhe peshën e shkeljes, si dhe ndikimin e mundshëm në procesin zgjedhor, duke e pasur parasysh se subjekti politik kishte qenë i njoftuar për obligimet ligjore dhe kishte marrë sanksione të ngjashme edhe më parë.

Si rezultat, Gjykata Supreme e la në fuqi vendimin e PZAP-it dhe refuzoi ankesën e LVV-së.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement