Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, rrezikohen banesat

Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, rrezikohen banesat

Një zjarr me shkallë të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar banesat përreth.

Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqet me bimësi. Në ndihmë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit është angazhuar një helikopter, sipas raportimeve nga abcnews.

Në terren janë aktivizuar gjashtë mjete zjarrfikëse nga Bashkia Shkodër, së bashku me efektivët përkatës dhe një bot uji nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike. Po ashtu, në operacion po marrin pjesë edhe struktura të Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor, si dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

<

Falë ndërhyrjes së forcave në terren, deri tani janë mbrojtur 15 banesa, duke shmangur rrezikun për familjet që jetojnë në këtë zonë.

Operacioni për shuarjen e flakëve vazhdon me mbështetje nga një mjet zjarrfikës i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Forcat në terren po punojnë për izolimin e plotë të vatrave dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement