Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Për nder të 250 vjetorit, disa pasaporta amerikane me fytyrën e Donald Trumpit

Për nder të 250 vjetorit, disa pasaporta amerikane me fytyrën e Donald Trumpit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka prezantuar një edicion të limituar të pasaportave amerikane, e cila për herë të parë përfshin fotografinë e një presidenti në detyrë.

Ky dokument është lansuar në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump ka publikuar në rrjetin e tij social pamjet e dizajnit të ri, ku ndodhet fotografia e tij pranë tavolinës historike Resolute Desk, duke pasur Deklaratën e Pavarësisë në sfond dhe nënshkrimin e tij poshtë.

Pasaportat e reja do të jenë në dispozicion nga 6 korriku, por në sasi të kufizuara, sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit. Në përputhje me autoritetet amerikane, ato mund të merret vetëm nga shtetasit amerikanë dhe aplikimi për to nuk mund të bëhet online apo me postë.

Të interesuarit duhet të caktojnë një takim fizik në Agjencinë e Pasaportave në Uashington. Po ashtu, do të organizohen disa ngjarje të veçanta për aplikime.

Ky është rasti i parë në histori që një president në detyrë përfshihet në dizajnin e një pasaporte amerikane. Versioni i ri vjen pas një sërë nismash nga administrata Trump për të shënuar këtë jubile, përfshirë plane për monedha përkujtimore dhe dokumente të tjera zyrtare me emrin ose imazhin e presidentit.

Aktualisht, pasaportat standarde amerikane përmbajnë ilustrime që pasqyrojnë historinë e vendit, si zbarkimi në Hënë dhe monumente simbolike si Statuja e Lirisë. Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin mes versionit standard dhe atij përkujtimor.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement