Kleviol Ahmeti ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë. Ai është shfaqur përkrah partneres së tij, një vajzë misterioze.
Kleviol ka postuar dy fotografi së bashku me të dashurën, të cilat tërheqin vëmendjen për shkak të mbishkrimeve të veçanta në fanellat e tyre të personalizuara me logon e Kombëtares Shqiptare. Në bluzat e tyre shkruan “January 20”, një detaj që sugjeron se lidhja e tyre ka filluar në janar të vitit 2020.
Fotot janë ndarë me ndjekësit e tij dhe duket se ato simbolizojnë paraqitjen e një ndjenje të fortë dhe angazhimin e tij ndaj partneres.
Be the first to comment