Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka njoftuar ditën e sotme çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës.
Sipas një njoftimi të publikuar në Facebook, çmimi maksimal i naftës është caktuar në 1.70 euro për litër, duke u rritur me 3 cent nga çmimi i djeshëm.
Po ashtu, benzina do të shitet me një çmim maksimal prej 1.48 euro për litër, gjithashtu 3 cent më shtrenjtë se në ditën përpara, ndërsa gazi do të tregtohet me 0.60 euro për litër.
Këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00.



















You must be logged in to post a comment Login