Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PE mbështet kërkesën e studentëve shqiptarë, miraton amendamentin për shqipen

PE mbështet kërkesën e studentëve shqiptarë, miraton amendamentin për shqipen

Parlamenti Evropian, gjatë sesionit të sotëm, miratoi një amendament që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut.

Në raportin e prezantuar, theksohet domosdoshmëria që autoritetet e Maqedonisë së Veriut të merren urgjentisht me këtë çështje. Po ashtu, kërkohet që protestat e studentëve të mos interpretohen si lëvizje destabilizuese apo si veprime me motive politike.

“Autoritetet e Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në ligj ashtu edhe në frymë. Protestat e studentëve nuk duhet të paraqiten në mënyrë të pasaktë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues,” theksohet në amendamentin e miratuar nga Parlamenti Evropian.

Disa ditë më parë, përfaqësues të grupit të studentëve protestues në Shkup zhvilluan një takim me përfaqësues të Parlamentit Evropian, ku shprehën pakënaqësitë e tyre për mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe për pengesat në zhvillimin e provimeve të Jura në këtë gjuhë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement