Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK me ftesë për partitë: Nesër në ora 11:00 në Kuvend

PDK me ftesë për partitë: Nesër në ora 11:00 në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, bëri thirrje publike për kryesuesin Avni Dehari dhe Lëvizjen Vetëvendosje, duke kërkuar që të mundësohet vazhdimi i seancës dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Tahiri theksoi se Lëvizja Vetëvendosje po pengon këtë proces përmes kryesuesit, duke mos thirrur seancën, e cila është një obligim ligjor. Ai deklaroi në një konferencë për media se kanë bërë një kërkesë zyrtare për që kryesuesi të ushtrojë detyrat e tij dhe të respektojë legjislacionin dhe kushtetutën.

“Është e rëndësishme që seanca të thirret çdo 48 orë, në mënyrë që Kuvendi të funksionojë siç duhet,” tha Tahiri. Ai njoftoi se subjektet politike janë ftuar të jenë të pranishme në seancë nesër në orën 11:00.

“Aleanca ka dhënë një përgjigje pozitive, dhe shpresojmë që edhe të tjerët do ta bëjnë atë, që të mund ta konstituojmë Kuvendin,” shtoi ai.

Deputeti Tahiri paralajmëroi se reagimi i PDK-së do të intensifikohet në rast se pengesat për funksionalizimin e Kuvendit vazhdojnë. Ai e përshkroi situatën si një cenim të rendit kushtetues dhe theksoi se mosfunksionalizimi i Kuvendit po dëmton funksionimin institucional të vendit.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement