Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK kërkon vazhdimin e seancës: Shkelja e afatit s’e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit

PDK kërkon vazhdimin e seancës: Shkelja e afatit s’e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka kërkuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që ta thërrasë vazhdimin e seancës për nesër në orën 11:00.

Në shkresën e dërguar kryesuesit të seancës konstituive, PDK kërkon që vazhdimi të bëhet në përputhje me nenin 9 të Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të caktuar ka krijuar një situatë të rëndë në lidhje me respektimin e Kushtetutës dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Mosrespektimi i afateve procedurale të përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit vetëm sa e thellon më tej këtë situatë,” thuhet në kërkesën e këtij subjekti politik.

PDK-ja ka theksuar gjithashtu se, përkundër tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet. “Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij,” theksohet në kërkesë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement