Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK kërkoi seancë Besnik Tahiri: Aleanca do të jetë aty (VIDEO)

PDK kërkoi seancë Besnik Tahiri: Aleanca do të jetë aty (VIDEO)

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se partia e tij do të marrë pjesë në çdo iniciativë të subjekteve opozitare.

Tahiri njoftoi se Aleanca do të jetë prezent në seancën e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ai kritikoi partinë më të madhe parlamentare për mungesën e transparencës.

“Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një seancë për sot në orën 11:00. Aleanca do të jetë aty gjithmonë kur ka një aktivitet nga partitë opozitare. Më shqetëson fakti se mediat nuk janë të lejuara të hyjnë brenda në Kuvend. Nuk e di pse ndodh kjo, por do ta trajtojmë. Mungesa e transparencës dhe qasja e LVV-së janë alarmante dhe po e çojnë vendin në humnerë,” tha Tahiri.

<

Ai përmendi gjithashtu se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ka marrë instruksione ‘nga lartë’. Ai theksoi se janë shkelur neni 66 i Kushtetutës dhe neni 140 i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Zoti Dehari ka instruksione nga lart. Çdo person që di të shkruajë dhe të lexojë e kupton se neni 66 i Kushtetutës është shkelur. Për më tepër, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, neni 140, thotë se procesi nuk trajtohet vetëm si fillim, por duhet të konstituohet brenda 30 ditësh,” shtoi ai.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement