Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar dy emra të rinj për përfaqësimin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas informacionit nga Klan Kosova, emrat e propozuar nga PDK janë Rashit Qalaj, i cili ka shërbyer si deputet dhe ka qenë ish-drejtor i Policisë së Kosovës.
Emri i dytë është Avdyl Ymeri, i njohur për punën e tij shumëvjeçare në Departamentin e Rrugëve pranë Ministrisë së Infrastrukturës.
Me këto propozime, PDK ka ndryshuar përbërjen e saj brenda KQZ-së, pas një periudhe të gjatë kur këtë subjekt politik e kanë përfaqësuar figura të tjera.



















You must be logged in to post a comment Login