Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK “barrikadon” Kuvendin? Flet Vlora Çitaku: Nesër shkojmë në sallë (VIDEO)

PDK “barrikadon” Kuvendin? Flet Vlora Çitaku: Nesër shkojmë në sallë (VIDEO)

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, njoftoi se deputetët e kësaj partie do të jenë prezent nesër në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, Çitaku konfirmoi angazhimin e PDK-së për të qenë aktiv në punimet e Kuvendit.

Ajo theksoi se gjatë ditëve të fundit, partia ka zhvilluar takime intensive me të gjitha strukturat e saj. Çitaku shprehu rëndësinë që Kuvendi të perceptohet si një institucion me vlera dhe sakrifica, dhe jo thjesht si një ndërtesë.

“Është e domosdoshme të kuptojmë se Kuvendi është krijuar me sakrificë dhe mund. Të gjithë ata që kanë ndërgjegje, jo vetëm politike, por edhe kombëtare e qytetare, duhet ta vlerësojnë këtë institucion,” u shpreh Çitaku, duke përmendur dhe figurën e rëndësishme të z. Dehari.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement