Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pasdite pritet mot me shi, rrufe e erëra të forta, IHMK-ja kërkon kujdes nga qytetarët

Pasdite pritet mot me shi, rrufe e erëra të forta, IHMK-ja kërkon kujdes nga qytetarët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot në territorin e Republikës së Kosovës do të mbajë mot kryesisht me diell, megjithatë do të ketë dhe vranësira të pjesshme.

Gjatë mesditës dhe pasdites pritet zhvillimi i vranësirave konvektive, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Në disa zona të izoluara, IHMK paralajmëron se ka mundësi për rrebeshe më intensive të shiut, si dhe për erëra të përkohshme të fuqishme dhe paraqitjen e breshrit.

Sipas IHMK-së, reshjet do të jenë me karakter lokal dhe nuk pritet të përfshijnë të gjithë territorin e vendit. Disa rajone mund të përballen me zhvillime të shkurtra stuhish, ndërsa në zona të tjera moti do të mbetet kryesisht i thatë.

<

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 31 deri në 33 gradë Celsius. Erërat do të fryjnë kryesisht nga veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, por pritet që të fuqizohen përkohësisht në zonat me procese stuhore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i bën thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet dhe përditësimet zyrtare lidhur me motin. Gjithashtu, rekomandon kujdes gjatë aktiviteteve në ambiente të hapura, veçanërisht në rast të paraqitjes së bubullimave, erërave të forta apo reshjeve intensive.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement