Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar dorëheqjet e shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqjen më 2022. Dekretet për lirimin e tyre nga detyra u nënshkruan të martën, pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Haxhiu theksoi se ky akt përmbyll një proces të gjatë të mandatuar nga institucionet kompetente, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Ajo theksoi gjithashtu se “shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara.”
Haxhiu përfundoi duke deklaruar se Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të mbrojtur integritetin e institucioneve të saj.
Be the first to comment