Pas raportimit të Klan Kosovës se mbi 300 gurore vendore janë në pritje të rilicencimit, kompania “Sharrcem”, e cila është në pronësi të kompanisë greke “Titan”, ka marrë një licencë 15-vjeçare për shfrytëzimin e gurit gëlqeror. Sot, Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë këtë propozim-vendim.
Ky çështje është pjesë e rendit të ditës së mbledhjes së 30-të të Qeverisë dhe lidhet me kërkesën e Agjencisë Pyjore të Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas gazetës Klan Kosovës, ka pasur presion nga Zyra Ndërlidhëse Greke ndaj Qeverisë së Kosovës në lidhje me këtë vendim, një pretendim që është mohuar nga “Sharrcem”. Gjithashtu, pala greke ka shprehur vlerësime për vendimin e institucioneve.
Shoqatat e biznesit kanë kërkuar që procedura e njëjtë të zbatohet edhe për kompanitë e tjera që operojnë në këtë sektor.
Ende nuk ka informacion nëse kompanitë kosovare do të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitetet e tyre në këtë sektor, apo nëse shfrytëzimi do t’u jepet operatorëve të tjerë.
Për më tepër, Klan Kosovës raportoi se në korrik, Kosova importoi 51 mijë tonë zhavorr nga Serbia. Problematika me zhavorrin është evidentuar edhe vitin e kaluar, kur Komisioni i Pavarur për Miniera e Minerale, për shkak të mungesës së bordit, nuk ishte në gjendje të vazhdonte licencat për operatorët.



















You must be logged in to post a comment Login