Pas protestës së fermerëve të qumështit para Ministrisë së Bujqësisë, ministri në detyrë, Armend Muja, ka thirrur në takim tre përfaqësues të prodhuesve vendorë.
Ky vendim u mor menjëherë pas përfundimit të protestës, ku u ftuan përfaqësuesit në fjalë, siç transmeton Klankosova.tv.
Kërkesat e fermerëve ishin të qarta. Ata kërkuan që të rifillojë menjëherë grumbullimi i qumështit dhe të bëhet publikimi urgjent i rezultateve për të hequr dyshimet mbi produktet vendore. Po ashtu, fermerët kërkuan kthimin e çmimeve të mëparshme të qumështit, në mënyrë që të shmangin falimentimin e fermave.
Be the first to comment