Pas propozimit në emision, Kushtrim Kelani ka shkuar për t’i kërkuar dorën Aurorës, sipas traditës shqiptare.
Vetëm një ditë pas propozimit për martesë që tërhoqi vëmendjen e publikut, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt dasmës së tyre.
Në ditëlindjen e 23-të të Aurorës, Kushtrimi, së bashku me anëtarë të familjes, është prezantuar për t’i kërkuar dorën partneres së tij. Aurora ka ndarë pamje nga ky moment të rëndësishëm në Instagram, duke shkruar: “Siç e do tradita”, krahas datës 08.09.2026.
Ky moment erdhi një ditë pas surprizës që Kushtrimi i bëri Aurorës në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kur Aurora po prezantonte parashikimin e motit, ai u shfaq me një unazë dhe e propozoi për martesë. Aurora e pranoi propozimin, duke e bërë momentin të paharrueshëm. Kushtrimi zgjodhi pikërisht Klan Kosovën për propozimin, pasi historia e tyre kishte filluar aty.
Aurora dhe Kushtrim u njohën gjatë “Big Brother VIP Kosova 4”, ku afërmia e tyre filloi e pastaj vazhdoi edhe jashtë shtëpisë. Sipas raportimeve të Prive By Liberta Spahiu, çifti po përgatitet për martesë, e cila pritet të mbahet në fillim të muajit tetor, duke ndjekur traditat shqiptare.
Pas propozimit dhe ceremonisë familjare të sotme, tani ka filluar zyrtarisht numërimi mbrapsht për ditën e dasmës.



















You must be logged in to post a comment Login