Dy gjirafa të vogla, të cilat ishin zhdukur që nga viti 2025, janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, njoftuan autoritetet.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Virginias bëri të ditur se gjirafat, të cilat ishin të lidhur me kopshtin zoologjik Natural Bridge, janë lokalizuar dhe tani janë transferuar në një qendër profesionale të specializuar për kujdesin ndaj gjirafave, sipas raportimeve të mediave.
Autoritetet nuk dhanë detaje për vendndodhjen ose mënyrën se si u gjetën gjirafat, duke nënvizuar se hetimi penal për këtë çështje po vazhdon.
Në vitin 2023, autoritetet shtetërore konfiskuan rreth 100 kafshë nga ky kopsht zoologjik. Kjo masë erdhi pas dyshimeve se kafshët mbaheshin në kushte të papërshtatshme higjienike, se ato të sëmura nuk merrnin kujdesin e nevojshëm veterinar dhe se në pronë ishin gjetur dhjetëra kufoma dhe pjesë trupash kafshësh.
Be the first to comment