Ka kaluar një kohë e gjatë që kur nuk kemi dëgjuar ndonjëherë të re nga jeta romantike e Kader Kicaj. Pas daljes së saj nga formati televiziv, ajo ka qenë temë e diskutimeve të shumta në mediat rozë. Një postim i fundit në llogarinë e saj në Instagram ka rindezur menjëherë thashethemet për një ndodhi të re në jetën e saj private.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova po shijon disa ditë pushimesh luksoze në Bodrum, Turqi. E veshur me bikini ngjyrë kremi dhe një kapele verore, Kaderi ka ekspozuar linjat e saj trupore në një plazh të mrekullueshëm.
Ajo që ka rënë në sy është jo vetëm pamja e saj atraktive, por edhe përshkrimi misterioz që e shoqëron foton. Kaderi shkruan: “Nuk jam e sigurt nëse po ndjek diellin apo një dashuri verore”, duke lënë të nënkuptohet se pushimet në Turqi mund të jenë të shoqëruara me një romancë të re.
Ky postim ka ngritur menjëherë dyshime midis ndjekësve të saj, të cilët pyesin nëse bukuroshja ka gjetur sërish dashurinë, apo thjesht po luan me imagjinatën e fansave. E ardhmja do të tregojë se çfarë fshihet pas këtij përshkrimi dhe nëse ka filluar një kapitull i ri për Kaderin.















You must be logged in to post a comment Login