Biran Damla Yılmaz, aktorja turke e njohur për rolin e saj kryesor në serialin “Halef”, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale në ditët e fundit.
Pas ndarjes nga ish-i fejuari i saj, biznesmeni Abdurrahman Aydın, Yılmaz përballë disa akuzave të rënda. Ai pretendoi se aktorja i detyrohet rreth 144 mijë euro për operacione estetike që kishte paguar në Gjermani. Sipas tij, ekziston gjithashtu një urdhër arresti ndërkombëtar për borxhin e pashlyer. Këto pretendime erdhën në një moment kur Yılmaz po përqendrohej në karrierën e saj dhe në serialin aktual.
Në një intervistë të sinqertë, Yılmaz zgjodhi të fliste hapur për situatën. Ajo mohoi akuzat, duke sqaruar se udhëtimi në Gjermani kishte të bënte me shëndetin dhe jo me estetikën. “Unë nuk bëra estetik, u operova nga mitra. Që një ditë të mund të bëhem nënë, u operova,” tha ajo. Yılmaz theksoi se kishte vuajtur prej kohësh nga pamjaftueshmëria e gjëndrave mbiveshkore, dhe se operacioni ishte i nevojshëm për të ruajtur fertilitetin e saj.
Aktorja gjithashtu foli për periudhën pas ndarjes, duke përmendur se fillimisht ish-i fejuari kishte premtuar mbështetje, por më vonë kaloi në kërcënime dhe presion psikologjik. Ajo tregoi se ai kërcënonte të publikonte fotografi të vjetra për të krijuar iluzionin se marrëdhënia vazhdonte dhe pretendonte para për shpenzimet e tij.
Pas këtyre zhvillimeve, Yılmaz bëri një deklaratë zyrtare, duke sqaruar se nuk kishte asnjë urdhër arresti të lëshuar kundër saj dhe se ishte lëshuar një urdhër largimi kundër Aydın. Hetimet për kërcënime dhe ngacmime janë në proces. Ndërkohë, mbështetje e madhe ka ardhur nga publiku dhe kolegët. Aktori İlhan Şen, partneri i saj në “Halef”, ka shprehur solidaritetin e tij për të.
E lindur më 28 qershor 1997 në Gebze të Turqisë, Biran Damla Yılmaz filloi karrierën e saj herët dhe u bë e njohur me rolin e Eylül në serialin “Kırgın Çiçekler”. Me kalimin e viteve, ajo ka luajtur në projekte të tjera të rëndësishme dhe aktualisht është një nga fytyrat kryesore të ekranit turk, me miliona ndjekës në Instagram.



















You must be logged in to post a comment Login