Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pas marrëveshjes me Iranin, Trump: Rifillon lëvizja e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Pas marrëveshjes me Iranin, Trump: Rifillon lëvizja e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit ka filluar të normalizohet. Kjo pas arritjes së një marrëveshjeje kornizë mes ShBA-së dhe Iranit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump theksoi se anijet, përfshirë ato që transportojnë naftë, po lëvizin sërish në këtë rrugë detare të rëndësishme.

“Ato po udhëtojnë përgjatë ‘Autostradës’ Jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e pastër. Ka edhe zona të tjera udhëtimi,” shkroi Trump.

Ngushtica e Hormuzit është e njohur si një nga korridoret më strategjikë për tregtinë globale të naftës, pasi një pjesë e konsiderueshme e eksporteve botërore të energjisë kalojnë përmes saj. Çdo zhvillim që ndikon në sigurinë e kësaj rruge detare ndjeket me vëmendje të madhe nga tregjet ndërkombëtare dhe vendet eksportuese të naftës.

Pritet që në orët dhe ditët e ardhshme të publikohen më shumë informacione mbi lëvizjen e anijeve dhe ndikimin e marrëveshjes SHBA-Iran mbi stabilitetin e rajonit dhe tregjet globale të energjisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement