Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ndodhi më 31 korrik 2026, rreth orës 20:30, në qytetin e Gjilanit. Viktima, një burrë kosovar, ishte duke marrë trajtim në kujdesin intensiv në QKUK.
Më 8 gusht 2026, në orën 08:15, është konfirmuar ndarja e tij nga jeta. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Në raportin e Policisë theksohet se “viktima ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit në trafik, dhe trupi i tij është dërguar për obduksion”.



















You must be logged in to post a comment Login