Pas disa ditësh përballjeje me flakët, vatrat e zjarrit në Mallakastër kanë përfunduar. Megjithatë, zjarri në zonat e Drenies dhe Vloshit vazhdon, por me një intensitet të ulët.
Shërbimet zjarrfikëse të Patosit janë angazhuar për neutralizimin e plotë të vatrës dhe parandalimin e rishfaqjes së saj.
Më herët, A2 CNN raportoi se 30 trupa të Forcave të Armatosura janë tërhequr nga operacioni, pasi ishin angazhuar në kontrollin e perimetrit të zonës së prekur nga zjarri.
Ministria e Mbrojtjes informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 23 vatra zjarri në vend, por aktualisht vetëm dy zona vazhdojnë të jenë nën monitorim.
Be the first to comment