Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

Eprori i lartë i Policisë së Kosovës, Arben Visoqi, ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra pas 26 vitesh shërbim. Ky vendim ka ardhur pas përfundimit të një procedure disiplinore disa mujore.

Visoqi ka sqaruar se shkarkimi i tij ishte rezultat i postimeve të tij private në Facebook, të cilat sipas tij janë interpretuar si “shkelje e rëndë disiplinore” dhe si cenim të imazhit të Policisë së Kosovës.

Ai pretendon se procedura disiplinore ndaj tij është nisur pas një ankese anonime nga partia Vetëvendosje. Visoqi e sheh këtë si një akt hakmarrjeje për raportet që kishte bërë ndaj disa zyrtarëve brenda Policisë.

“Përkundër nevojës për të hulumtuar raportet sinjalizuese dhe për të mbrojtur sinjalizuesit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë gjen rrugë të lehta, duke shkelur ligjin dhe dorëzuar para krimit”, ka shkruar ai.

Visoqi gjithashtu akuzoi Vetëvendosjen për ndërhyrje në rastin e tij dhe pretendon se janë “falsifikuar elemente të Facebook-ut”, të cilat janë përdorur në procedurën disiplinore. Ai planifikon t’i adresojë këto pretendime përmes rrugëve ligjore, duke theksuar se do të mbrojë të drejtën e tij në Gjykatë dhe në institucione të tjera.

Pavarësisht këtij vendimi, Visoqi shprehu krenari për punën e tij dhe 26 vitet e shërbimit në Policinë e Kosovës. “Do ta mbaj kokën lartë edhe tani, dhe gjithmonë!”, theksoi ai, duke falënderuar qytetarët, familjarët, mediat dhe kolegët për mbështetje.

Dhe, gjatë reagimit të tij, Visoqi përmendi gjithashtu se është dhëndër i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë si një “privilegj”.

Pretendimet e tij për arsyet e shkarkimit dhe për ndërhyrje politike do të verifikohen nga institucionet përkatëse.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement