Po bëhen evakuime emergjente në Guam dhe Ishujt Mariana Veriore, ndërkohë që një super tajfun po i afrohet këtyre territoreve amerikane në Paqësor.
Stuhia e quajtur “Bavi” pritet të arrijë tokën herët në mëngjesin e së hënës. Ererat e saj mund të arrijnë deri në 257 km/h, sipas raportimeve nga Shërbimi Kombëtar i Motit të SHBA (NËS).
Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për këtë stuhi shumë të rrezikshme, e cila mund të sjellë dëme katastrofike. Rreshjet e dendura pritet të shkaktojnë përmbytje të mëdha, ndërsa dallgët mund të arrijnë gati 11 metra lartësi.
Rajoni i Paqësorit perëndimor është veçanërisht i prirur ndaj cikloneve tropikale. Megjithëse stuhitë me këtë forcë janë të rralla për ishujt amerikanë, shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike po e bëjnë fenomenin e tajfunëve të fuqishëm më të shpeshtë.
“Tajfuni Bavi” pritet të kalojë drejtpërdrejt mbi Guam dhe Ishujt Mariana Veriore deri në mbrëmjen e së hënës. Sidoqoftë, NËS paralajmëron se kushte shkatërruese mund të zgjasin për 8 deri në 10 orë para ose pas kalimit të syrit të stuhisë.
Be the first to comment