Policia e Shtetit ka bërë apel për rritjen e masave të sigurisë për shkak të përkeqësimit të parashikuar të kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike gjatë datave 24–25 korrik 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, nga mesdita e 24 korrikut deri në paraditen e 25 korrikut, mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që planifikojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, si dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi–Himarë–Sarandë, këshillohen të shmangin daljet në det për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Drejtuesve të mjeteve lundruese u kërkohet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të vlerësojnë situatën meteorologjike. Është thelbësore që ata të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të personave në bord.
Gjithashtu, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve e motomjeteve gjatë ditës së nesërme për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike.
Drejtuesit e mjeteve rrugore këshillohen të respektojnë rregullat e qarkullimit, kufijtë e shpejtësisë dhe distancën e sigurisë. Ata duhet të shmangin manovrat e rrezikshme, veçanërisht në kushtet e reshjeve ose lagështirës në rrugë.
Po ashtu, këmbësorëve u bëhet thirrje të tregojnë vëmendje gjatë lëvizjes, me qëllim shmangien e incidenteve.
Policia e Shtetit nënvizon rëndësinë e kujdesit maksimal nga të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe rrugore, jo vetëm gjatë këtij periudhe, por gjithashtu në vazhdimësi, për të rritur sigurinë e jetës.



















You must be logged in to post a comment Login