Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë

Arrestohet Egzon Reshani, i kërkuar për tentim vrasje e fajde

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit. Kjo kërkesë vjen pas dyshimeve të bazuara se ai ka kryer disa vepra penale dhe se ekzistojnë kushtet ligjore për të vendosur këtë masë.

Sipas Prokurorisë, Reshani ka qenë në kërkim përmes dy urdhërarresteve aktive. Gjithashtu, ndaj tij janë lëshuar letra-rreshtim nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare, të nxjerra nga gjykata kompetente me kërkesë të Prokurorisë.

Kërkesa për paraburgim lidhet me procedurat penale që zhvillohen ndaj tij për veprat penale “Detyrimi”, “Privimi i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Frikësimi gjatë procedurës penale në vazhdimësi”.

Përveç kësaj, Reshani është nën hetim edhe për procedura të tjera penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, në Departamentin për Krime të Rënda dhe në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Këto procedura përfshijnë dyshime për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe "Kanosja" ndaj zyrtarëve shtetëror.

Në një njoftim, Prokuroria thekson se në këtë fazë të procedurës penale janë të pranishme kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit. Kjo është për shkak se i pandehuri ka qenë për një kohë të gjatë i pakapshëm për organet e drejtësisë, është subjekt i urdhër-arresteve dhe letër-rreshtimeve, si dhe për shkak të rrezikut të ikjes dhe mundësisë për të penguar zhvillimin e procedurës penale.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement