Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Papa vlerëson historinë e SHBA-së në mikpritjen e emigrantëve

Papa vlerëson historinë e SHBA-së në mikpritjen e emigrantëve

Papa Leoni vlerësoi historinë e Shteteve të Bashkuara për mirëpritjen e emigrantëve gjatë fjalimit të tij të parë të rëndësishëm në atdheun e tij, të premten e kaluar. Në një paraqitje video, ai kërkoi që amerikanët të jetojnë sipas idealeve që përmban Deklarata e Pavarësisë.

Papa i SHBA-së theksoi se fjala “Amerika” ka marrë kuptimin e një “fjalë lirie” në të gjithë botën, për shkak të mënyrës se si vendi ka pritur emigrantët.

Në fjalimin e mbajtur drejtpërdrejt nga Vatikani, në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, Leo pranoi Medaljen e Lirisë së Qendrës. Ai shprehu shpresën që idealet e “unitetit, drejtësisë dhe paqes” të mbajtura nga Etërit Themelues do të udhëheqin SHBA-në në këtë përvjetor të rëndësishëm, ndërsa vendi feston 250-vjetorin e tij.

<

“Ky përvjetor historik na ofron mundësinë të reflektojmë mbi parimet themeluese të kombit. Shpresoj që Amerika do t’i mbetet besnike ëndrrës që i ka dhënë titullin e tokës së të lirëve dhe shtëpisë së të guximshmëve,” u shpreh Papa.

Leoni, me prejardhje nga Çikago, nuk ka vizituar Shtetet e Bashkuara që prej kur u bë Papë në majin e vitit 2025. Ai ka dërguar disa mesazhe video për ngjarje lokale në SHBA, por jo për një audiencë kombëtare.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement