Connect with us

Hi, what are you looking for?

ShowBiz

Pamjet nga ceremonia! Martohet ‘vajza më e bukur në botë’

Pamjet nga ceremonia! Martohet ‘vajza më e bukur në botë’

Modelja e njohur franceze, Thylane Blondeau, e cila u shpall nga “Vogue Enfants” si vajza më e bukur në botë që në fëmijëri, ka kurorëzuar dashurinë e saj me DJ-in 29-vjeçar, Ben Attal. Ceremonia e martesës u zhvillua në Paris, vetëm tri muaj pas shpalljes së fejesës.

Në ditën e saj të veçantë, Thylane, 25 vjeçare, u paraqit e mrekullueshme në një fustan të bardhë me detaje elegante dhe stil pelerinë. Ajo kishte kapur flokët në një stil “chignon” dhe kishte zgjedhur një grim natyral, duke mbajtur në duar një buqetë me zambakë të bardhë.

Çifti zgjodhi një qasje të veçantë për të mbërritur në ceremoninë martesore, duke arritur me një makinë klasike “Porsche 356 Speedster”. Dhëndri, i cili është parizian, dukej elegant në një kostum të kaltër të errët, me një këmishë të bardhë dhe flokë kaçurrela të krehura pas.

<

Kjo martesë e shpejtë pason një propozim romantik që Ben i bëri Thylane-s gjatë një udhëtimi në Rivierën e Athinës, në Greqi. Ai kishte organizuar një ambjent mahnitës në hotelin luksos “Four Seasons”, duke krijuar një rrugicë me petale trëndafilash të kuq drejt një tryeze me pamje nga deti Egje, ku e propozoi me një unazë me diamant gjigant.

Pas këtij momenti të veçantë, Thylane ndau lajmin e gëzuar në rrjetet sociale, duke shkruar: “I thashë po shokut tim më të mirë. Përtej amshimit!”

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement