Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të enjten në qendër të Podujevës. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë zbardhur dinamikën e konfliktit ndërmjet personave të përfshirë.
Sipas këtyre pamjeve, fillimisht ata janë dukur duke diskutuar mes vete në bulevard. Pas një debati verbal, situata ka eskaluar dhe është kaluar në përdorimin e armëve, ku kanë shkëmbyer të shtëna.
Njëra nga viktimat është daja i dy vëllezërve, të cilët gjithashtu janë plagosur. Përveç këtyre personave, një kalimtar i rastit ka pësuar gjithashtu nga të shtënat, duke u gjendur në vendin dhe kohën e gabuar.
Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë.” Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Pamjet e incidentit janë publikuar nga Betimi për Drejtësi.
Be the first to comment