Vrasja e imamit Gazmen Tairovci ka tronditur fshatin Zlipotok në Dragash. Sipas informacioneve, hoxha dyshohet se është therur për vdekje nga Beshir Hamza, i cili ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, së bashku me babanë e tij.
Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, e cila ndodhet në vendngjarje për të mbledhur informacione, ka raportuar se konflikti ka nisur për shkak të kositjes së barit në një pronë. Ajo po ashtu ka dërguar pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja, e cila sipas saj, rezulton të ketë ndodhur para derës së shtëpisë.
Këshilli i Bashkësisë Islame ka deklaruar se ngjarja, sipas informacioneve që posedojnë, nuk është lidhur me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam.
Një burim njoftoi se imami është goditur pesë herë me thikë në shpinë, duke theksuar se konflikti mësohet të ketë rezultuar nga çështjet pronësore.
Be the first to comment