Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pamje apokaliptike nga Spanja, pasojat e zjarrit që la 12 të vdekur e shkrumboi zona të tëra

Pamje apokaliptike nga Spanja, pasojat e zjarrit që la 12 të vdekur e shkrumboi zona të tëra

Një zjarr i madh ka përfshirë kohët e fundit një zonë në Almeria të Spanjës, duke shkaktuar humbjen e jetëve të 12 personave dhe djegien e hapësirave të mëdha.

Flakët, të cilat filluan më 9 korrik, kanë qenë të fuqishme, duke detyruar evakuimin e rreth 1500 banorëve. Megjithatë, këta persona janë rikthyer në vendbanimet e tyre, pasi zjarrfikësit arritën ta marrin situatën nën kontroll.

Zjarri, që shkatërroi një provincë të plotë në Almeria, u shua plotësisht deri të dielën, më 12 korrik, sipas raportimeve nga Euronews.

<

Të dëmtuara rëndë janë automjetet dhe shpatet e kodrave përreth Almocaizar, duke shënuar kështu një nga zjarret më vdekjeprurëse në historinë e përjetuar në Spanjë gjatë viteve të fundit.

Presidenti rajonal, Juan Manuel Moreno, njoftoi se flakët ishin stabilizuar, duke hapur mundësinë për kthimin gradual të banorëve të evakuuar.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, pritet të vizitojë zonën e prekur të hënën.

Kjo fatkeqësi ndodhi në kuadër të valës së tretë të të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore brenda gjashtë javësh.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement