Pamela Anderson festoi ditëlindjen e saj të 59-të në rivierën franceze, ku po kalon verën në Saint-Tropez.
Aktorja ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto nga udhëtimi, siç raporton Indeksonline. Ajo postoi një seri imazhesh në Instagram, duke shëtitur nëpër qytet me një fustan të bardhë, një shami në kokë dhe një shportë në dorë.
Ndër imazhet që morën më shumë vëmendje ishin ato në rroba banjoje të verdhë, të cilat i risolli në mendje shumë prej ndjekësve ditët e saj në serialin “Baywatch”.
Këtë herë, Anderson shfaqej pa grim, një karakteristikë e saj e veçantë vitet e fundit. Ajo i falënderoi fansat për urimet e mrekullueshme të ditëlindjes, duke shprehur dëshirën që ëndrrat e tyre të bëhen realitet. “Me dashuri, P,” shkroi ajo në postimin e saj.
Be the first to comment