Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Pakistani godet militantët në kufi, vriten 29 luftëtarë

Pakistani godet militantët në kufi, vriten 29 luftëtarë

Forcat e sigurisë së Pakistanit realizuan të dielën një operacion tokësor, i cili u bazua në informacione të inteligjencës. Ky operacion u zhvillua në zonën përreth kufirit Pakistan-Afganistan dhe u pasua nga sulme të koordinuara dhe të targetuara ndaj strehimoreve të militantëve.

Sipas raporteve të Associated Press, gjatë këtij operacioni humbën jetën 29 luftëtarë, sipas informacionit nga zyrtarë pakistanezë.

Ministri i Informacionit, Attaullah Tarar, njoftoi në platformën sociale X se operacioni ishte në përgjigje të një serie sulmesh të militantëve të kryera në disa rajone të vendit.

Click to comment
  • Be the first to comment

Mund të ju pëlqejn

Advertisement