Kur dukesha se gjithçka po shkonte mirë mes Mateos dhe Brikenës, një dramë e papritur ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Më pak se një orë pas publikimit të një fotografie të bukur në çift, e realizuar në ambientet e “Top Arena”, marrëdhënia e tyre u duk se u fshi sërish brenda pak minutash.
Përveç heqjes së imazheve të përbashkëta, ata kanë bërë një tjetër lëvizje, duke hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram. Ky veprim erdhi si një befasi, por është e dukshme se reagime të tilla impulsive në rrjetet sociale, veçanërisht pas ndonjë keqkuptimi të vogël, duken të pamatura dhe të nxitura.
E gjithë kjo situatë ka bërë që të ndjekësit e tyre, të cilët janë shumë të angazhuar, të ndihen të lodhur. Luhatjet e shpeshta dhe inatet virtuale po i humbasin vlerën historisë së tyre, duke bërë që edhe ndjekësit më të besueshëm të fillojnë të rrotullojnë sytë. Tani mbetet të shihet nëse kjo është një ndarje përfundimtare, apo do të zgjoheshim të nesërmen me një tjetër foto romantike.
Deri në lëvizjen e radhës, një gjë është e sigurt: profilet e tyre e kanë të vështirë të gjejnë qetësi.
Be the first to comment