Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

OVL-UÇK, Zelenskyt: Deklarata juaj anti-Kosovë shpërfaq profesionin tuaj para se të bëheshit president

OVL-UÇK, Zelenskyt: Deklarata juaj anti-Kosovë shpërfaq profesionin tuaj para se të bëheshit president

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cila u dha gjatë vizitës së tij në Serbi. Ai e shprehu qëndrimin e Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës si të pandryshuar.

Në një postim në Facebook, OVL-UÇK e ka kritikuar ashpër Zelenskyn, duke e cilësuar deklaratën e tij si “anti-Kosovë”. Ata theksuan se kjo deklaratë reflekton më shumë profesionin e tij përpara se të bëhej president.

Organizata më pas i bëri thirrje presidentit ukrainas të shqyrtojë zhvillimet historike dhe politike që lidhen me luftën në Kosovë dhe shpalljen e pavarësisë. Sipas OVL-UÇK-së, është e nevojshme të merret parasysh konteksti i çlirimit të Kosovës.

Duke ofruar informacion të mëtejshme, OVL-UÇK ka përmendur disa ngjarje historike që, sipas tyre, demantojnë qëndrim e presidentit Zelensky:

1. Pas luftës së vitit 1998–1999 dhe rezistencës së popullit të Kosovës, vendi u çlirua nga regjimi opresiv i Serbisë.

2. Bota demokratike, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e NATO-s, ndërhyri ushtarakisht në pranverën e vitit 1999 për të ndaluar spastrimin etnik dhe gjenocidin e forcave serbe.

3. Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë e saj. Deri më sot, kjo pavarësi është njohur nga 121 shtete anëtare të OKB-së.

4. Legjitimiteti i pavarësisë është konfirmuar gjithashtu nga gjykatat ndërkombëtare. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e pa të nevojshme për të theksuar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Këto deklarata reflektojnë shqetësimet e OVL-UÇK-së mbi pozitat e Ukrainës në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Mund të ju pëlqejn

Advertisement